Sfida me Izraelin, De Biasi pret një Shqipëri ndryshe
Trajneri Gianni De Biasi pret që të shikojë një Shqipëri ndryshe në sfidën e nesërme me Izraelin.
Ai tha në konferencën para sfidës se do të dëshironte ekipin që është parë në 2 vitet, që vendoste në vështirësi edhe kundërshtarë të mëdhenj.
Kapiteni Mërgim Mavraj deklaroi se nuk do të hyjnë në fushë për 1 pikë, por vetëm për fitore. Qendërmbrojtësi kërkon që të shikojë atë euforinë që kishte skuadra para finaleve të Europianit.
Skuadra po zhvillon stërvitjen e fundit në këto momente në stadiumin ku nesër do të luhet takimi.
Tv Klan