Sfida me Mlada Boleslav, Skënderbeu zhvillon stërvitjen e fundit
Skënderbeu zhvilloi stërvitjen e fundit mbrëmjen e së mërkurës para takimit të Europa Ligës me Mlada Boleslav.
Ekipit korçar iu bashkua edhe Xhejms Adenji, të cilit fillimisht i ishte mohuar viza. Mungesat e vetme për trajnerin Ilir Daja janë Sabjen Lilaj dhe Goran Vujoviç.
Në sulm në sfidën që do të luhet të enjten në orën 18:00 në Çeki do të jetë Sebino Plaku. Atmosfera në grup para takimit të fazës së tretë të Europa Ligës është e mirë sipas njoftimit të klubit Skënderbeu.
/Tv Klan