Sfida për të qenë në krah të Justin Bieber!


Sfida për të qenë në krah të Justin Bieber!

23:40 07/02/2020

Bashkëshortja e tij tregon vështirësinë

Hailey Bieber është në kopertinën e revistës “Elle”. Ndryshe nga gjithë të tjerët që kanë zgjedhur të flasin për arritjet apo sukseset personale në karrierë apo edhe në jetën private, fillimisht Hailey ka folur për gjendjen shëndetësore të Justin, bashkëshortit të saj.

Sipas saj kjo është e nevojshme për t’i dhënë fund paragjykimeve që këngëtari merr lëndë narkotike dhe është i sëmurë për këtë arsye. Ajo thekson se martesa me Justin ishte një vendim i marrë me kujdes, pasi lufta e artistit me shëndetin ishte një sfidë më vete.

“Ishte e vështirë sepse të gjithë nga jashtë po tregoheshin shumë të këqij dhe gjykues, duke thënë se dukej sikur pinte drogë, duke thënë se sa jo i shëndetshëm dukej, kur në të vërtetë, ai nuk ishte i shëndetshëm dhe ne nuk e dinim pse”, tregon 23-vjeҫarja.

Gjithsesi, ajo sot ndihet e lumtur dhe e sigurt në zgjedhjen që ka bërë për mashkullin e saj të jetës. Bukuroshja thotë se përveҫ Justin nuk do të kishte mashkull tjetër që do të zgjidhte për të kaluar jetën.

“Tani Justin është krejt i shëndetshëm. Jam e lumtur”, shprehet modelja amerikane.

Kujtojmë se ky rrëfim i saj vjen pas dokumentarit të këngëtarit Justin për vështirësitë në martesë, dhe sidomos varësisë ndaj drogës.

Klan Plus






Të ngjashme