Sfida të vështira për Kukësin dhe Partizanin
I kujdesshëm deri në fund. Trajneri i Kukësit Peter Pacult nuk dëshiron të bjerë në kurthet që rezervon zakonisht fundi i kampionatit, veçanërisht ndeshjen me ato që quhen skuadrat e vogla. Kampionët do të përballen me Lushnjën që i mori barazimin Partizanit.
“Kemi disa probleme në ekip me lojtarët, por pa marrë parasysh si janë gjërat, duhet të fitojmë nesër. Çdo ekip që ka luajtur me Lushnjën, ka fituar me vështirësi dhe nesër duhet të bëjmë maksimumin, për të marrë më të mirën.”
Të vështirë e sheh edhe Klevis Dalipi që do të përballet me Teutën.
“Këtë javë jemi stërvitur mirë. Por, që të futet fryma e grupit, lojtarët duhet të bashkëpunojnë. Synojmë përqendrim maksimal, sepse na pret një ndeshje e vështirë me Teutën. Ndeshja me Teutën përcakton shumë edhe transfertën e mëpastajme me Luftëtarin, ku do të luhen të gjitha kartat. Parashikoj një duel të vështirë, sepse Teuta i ka jetike pikët për mbijetesë.”
Në ndeshjet e tjera Skënderbeu do të udhëtojë në Laç ky synon të sigurojë matematikisht titullin kampion. Kamza do të presë Luftëtarin ndërsa takimi më delikat do të jetë Flamurtari – Vllaznia.
Tv Klan