
Sfidat e Ligës së Kombeve/ Gjermania barazoi me Francën pa gola
Mes kampionëve të botës Francës dhe ndoshta dështimit më të madh të botërorit të Rusisë, kombëtares Gjermane, nuk pati fitues. Skuadrat edhe pse u impenjuan nuk mundën të realizonin asnjë gol. Lojtarët më të mirë të botës në përbërje të të dy skuadrave i shfaqën aftësitë e tyre por pa efektin e golit. 45-minutëshi i parë ishte i baraspeshuar, ndërsa pjesa e dytë tregoi një gjermani më kërkuese.
Gjithsesi në fund të ndeshjes, tifozët nuk morën atë çka prisni gola, apo edhe fitoren e njërës prej skuadrave.
Ukraina fitoi 2-1 me Çekinë. Ndërsa, Wellsi shkatërroi Irlandën 4-1.
Norvegjia e kishte të thjeshtë me Qipron në fitoren 2-0 në shtëpi, ndërsa Sllovenia dështoi 1-2 ndaj Bullgarisë. Të lehtë e pati edhe Maqedonia përballë Gjibraltarit ku fitoi 2-0.
Tv Klan