Sfidat e një aktori të ri


Sfidat e një aktori të ri

21:39 18/02/2018

Sa herë në skenën e teatrit ngjitet një shfaqje, në vëmendjen e medias kryesisht janë aktorët që luajnë rolet kryesore ose emrat që i identifikojmë si të mëdhenjtë e aktrimit, duke lënë në hije jo në pak raste të rinjtë, ata që përpiqen të jenë po aq të suksesshëm si mësuesit e tyre. Këtë herë personazhi i përzgjedhur është Kristian Koroveshi, një artist në fillimet e tij, por që deri më tani është angazhuar në tre shfaqje të rëndësishme si nga pesha dramatike dhe historike. Rrugëtimin në teatër dhe konkretisht në atë kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli” e nisi me “Kthim në shtëpi”, “Hamleti” apo së fundmi “Medea” në rolin e lajmësit në kryeveprën e antikitetit të shkruar nga Euripidi.aktori

Për vetë moshën psikike, Kristianit, i është dashur thotë të gërmojë në brendësi të tij për të qenë ai lajmëtar i vdekjes në veprën me regji të grekut Dimitris Mylonas.

Teatri nuk është angazhimi i vetëm i të riut. I vëmendshëm ndaj trashëgimisë kulturore apo datave të rëndësishme kalendarike, bashkëpunëtorët e Kristianit janë emra si Roza Anagnosti apo Timo Flloko.

Me Teatrin Kombëtar nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejt. Nuk është ngjitur ende në skenën e tij. Në gjithë diskutimin për të vlerëson të dhënën që media dhe politika po flasin për teatër.

Tv Klan






Të ngjashme