Sfilata “Enia” e stilistes Engjellushe Avdiaj – (23 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Sot në odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, do të zhvillohet një sfilatë e stilistes Engjellushe Avdiaj, në bashkëpunim me firmën Kalimero dhe TV Klan. Koleksioni i parë i saj titullohet “Enia” dhe në të përmbahen veshje të ndryshme, ku përfshihen klasikja dhe modernia.
12 do të jenë modelet që do të veshin mbi 70 veshje të stinëve të ndryshme në këtë sfilatë, e cila përveç modës do të sjellë në skenë këngëtarët Eneida Tarifa, Suela Kalaja dhe Anjeza Branka. Stilistja Engjëllushe Avdiaj, ka studiuar për stilizim, rrobaqepësi dhe figurinizëm në Verona të Italisë./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora