Shaban Memia intervistë (01 Gusht 1998)


Shaban Memia intervistë (01 Gusht 1998)

11:56 01/08/1998

Një ditë pas ndalimit të bujshëm Shaban Memia jep versionin e tij të ngjarjes. Sipas tij kamera dixhitale ishin dhuruar nga kunetërit e tij të cilët prej 8 vitesh ndodhen në Itali. Kamera dhe video janë regjistruar në doganën e portit italian dhe kanë dokumente te rregullta.

Këtë Memia ia bëri të ditur dhe doganierëve shqiptarë me të mbërritur në Portin e Durrësit. Sipas tij me status, deputetit nuk mund t’i kontrollohen bagazhet. Pasi ia bëri të ditur policisë së porti ai u largua, por disa metra me tutje u ndalua përsëri.

Më ndaloi policia e Durrësit, ajo e portit me të cilin unë bisedova, i bëra deklaratë me shkrim për mallin që kisha dhe njëkohësisht i dhashë dhe faturën doganore mbi të cilën ishin regjistruar materialet dhe më pas më tha se çdo gjë ishte në rregull.”-tha ai

Pasi është larguar nga kjo ndalesë, Memia është ndalur përsëri në Tiranë ku iu bë një kontroll i dytë të cilin Memia e cilëson si një komplot të njerëzve të cilët qeverisin Shqipërinë./tvklan.al






Të ngjashme