Shaban Memia intervistë – (29 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me deputetin e PD Shaban Memia.
Shaban Memia, deputet i PD:- “Meqënëse tani kemi ndryshime në grupet dhe klanet e PS, që qeverisin sot dhe koalicionit. Është ngritur një nënkomision në funksion të klaneve të caktuara dhe për të hequr ndikimin e influencat e kryeministrit aktual dhe për të krijuar mundësi për të goditur kundërshtarët. Problemi i përgjimit të telefonave është një problem që rregullohet me ligje të caktuara por mua më shqetëson në aspektin principial të demokracisë pasi këtu kemi të bëjmë me shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe kjo bëhet për të sulmuar kundërshtarët”.
Gazetarja:- Pra ju do të merrni pjesë në komision?
Shaban Memia, deputet i PD:- “Unë ju thash personalisht nuk e njoh këtë komision është një gjykatë speciale për mua e mendësive të vjetra”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego