Shaban Memia: PD nuk do të lejojë një farsë të dytë elektorale (13 Shkurt 2001)


Shaban Memia: PD nuk do të lejojë një farsë të dytë elektorale (13 Shkurt 2001)

11:44 13/02/2001

Partia Demokratike nuk do të lejojë një farsë të dytë elektorale. Kështu ka deklaruar sot deputeti Shaban Memia i cili tha se me zgjedhjen e anëtarit të 7-të të KQZ-së nga Parlamenti, mazhoranca tregoi hapur mungesën e vullnetit politik për dialog.

“Partia Demokratike e ka deklaruar dhe vazhdon t’a deklarojë që është shumë e angazhuar pavarësisht nga mungesa e vullnetit paraqitur deri më sot. I bën thirrje dhe njëherë të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe ne insistojmë me këmbëngulje që gjithë strukturat e tyre zgjedhore, tashmë me elementët përkatës, të realizohet me një kompromis dhe me një marrëveshje politike dhe të shkohet në zgjedhje me strukturë të pranuar nga të gjitha palët. Gjithsesi pa hequr dorë nga ajo, PD është e angazhuar fuqimisht që nuk do të lejojë të zhvillohet një farsë elektorale si ajo e 1 tetorit. Të gjithë elementët demokratë , politik, legalë dhe legjitim që përdor një forcë politike demokratike do t’i përdorë dhe Partia Demokratike në mbrojtje të votës së lirë.”

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme