Shaip Kamberi akuza të forta Vuçiçit në Beograd


Shaip Kamberi akuza të forta Vuçiçit në Beograd

19:52 29/10/2020

“Një parlament të tillë nuk e ëndërronte as Millosheviçi”

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka nxitur reagime të ashpra në Serbi pasi i ka quajtur nxitës të dikurshëm të luftës dhe tani zjarrfikës anëtarët e qeverisë së re të Serbisë dhe vet presidentin, Aleksandër Vuçiç, duke thënë se shqiptarët nuk mund ta votojnë një qeveri me ministra që i ofendojnë.

“Një parlament të tillë nuk mund ta ëndërronte as Slobodan Millosheviç. Por, Vuçiç dhe Daçiç janë treguar më efikas se baballarët e tyre ideopolitik. Ky është një pushtet totalitar”, tha Kamberi.

“Dëshironi të jetoni në vitet ’90? Ju keni të drejtë të jetoni, por duhej të erreshit me cilësinë e jetës së qytetarëve dhe jot ë kaluarën dhe luftën. Mua më vjen keq të shoh që ju diskriminoni vetën tuaj”, tha Brnabiç.  

Nga shtabi i krizave për pandeminë e COVID-19, Presidenti Aleksandër Vuçiç, nuk ka munguar me përgjigje.

“Të gjithë në vendin tonë dhe shqiptarët si Kamberi mund të flasin për sistem totalitar, por kjo tregon një kontradiktë. Pyetem vetëm nëse disa mund të flasin kështu qoftë në Prishtinë, Tiranë apo ndonjë vend tjetër”, tha ai. 

Kuvendi serb është duke diskutuar planin e qeverisë dhe përbërjen e re katër muaj pas zgjedhjeve për një ekzekutiv që do të zgjatë një vit e gjysmë, deri në zgjedhjet e parakohshme dhe ato presidenciale. Kuvendi ka 250 deputet dhe vetëm 6 janë në opozitë.  

Tv Klan






Të ngjashme