Shakaja për lumin i kushton këngëtares 6 muaj liri


Shakaja për lumin i kushton këngëtares 6 muaj liri

22:25 28/02/2018

Këngëtarja egjiptiane, Sherine Abdel Wahab është dënuar me gjashtë muaj burg pasi ka bërë një shaka lidhur me pastërtinë e lumit Nil.

Sherine, një nga këngëtaret më të njohura në vend dhe gjithashtu pjesë e jurisë në versionin arab të “The Voice” i ka thënë një fansi se të pish ujë nga lumi i famshëm mund të sjellë parazitë në trup.

“Pini ujin Evian në vend të tij”,

ka thënë këngëtarja.

Padia kundër Sherine u ngrit në nëntor, pasi një video qarkullonte në internet ku asaj i kërkohej të këndonte “Mashrebtesh Men Nilha” (A keni pirë ujë nga Nili?)

Ajo u përgjigj duke thënë se

“nëse pij ujë nga Nili mund të sëmurem nga parazitët”.

Në kryer të akuzave kundër këngëtares së famshme qëndron ajo e “

talljeve të pajustifikuara të Egjiptit tonë të dashur”,

njofton sindikata e muzikantëve në Egjipt.

Sherine është dënuar nga një gjykatë në Kajro me gjashtë muaj burg./tvklan.al 






Të ngjashme