Shakrjet e dheut në rrugën Tepelenë – Gjirokastër – (2 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Reshjet e ditëve të fundit Përveç të mirave që i kanë sjellë KESH-it, me furinë e tyre kanë shënuar dhe dëme. Katër kilometra larg Tepelenës shembet rruga nacionale. Shakrjet e dheut me një gjatësi 25 metra, kanë bërë një shkëputje në rrugën Tepelenë – Gjirokastër. Dëmtime ka pësuar edhe linja elektrike. Që aktualisht shënon probleme. Këto çarje kërkojnë një ndërhyrje të shpejtë për të mos krijuar probleme për kalimin e automjeteve.
Policia rrugore e Tepelenës ka marrë menjëherë masat duke vendosur tabelat paralajmëruese për drejtuesit e automjeteve. Nëse këtu nuk do të ndërhyet me urgjencë, do të jetë mjaft i vështirë kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti