Shala i jep fitoren Slovan Liberec në Çeki, shënon edhe Rashica


Shala i jep fitoren Slovan Liberec në Çeki, shënon edhe Rashica

12:00 17/04/2016

Herolind Shala ishte lojtari, i cili i dha fitoren i vetëm Slovan Liberec në javën e 25 të kampionatit çek. Mesfushori i Kombëtares realizoi golat në suksesin 2 – 0 me Vysocina Jihlava. Shala bëri gjithçka në minutat e fundit të pjesës së parë përcaktuese për këtë fitore që e mban Slovan Liberec në vendin e katërt, pozicion që e kualifikon në Europa League. 24-vjeçari ka shënuar 6 gola në këtë kampionat.

Protagonist me ekipin e tij ishte edhe Milot Rashica. Futbollisti që debutoi muajin e kaluar me Kombëtaren realizoi në barazimin 1 – 1 të Vitesse në Eeredivise holandeze. Rashica shënoi golin e parë të sfidës me Herakles. Ky ishte goli i tetë në këtë kampionat për 19-vjeçarin.

Endrit Sauku TV KLAN






Të ngjashme