Shala kërkon falje për “nënçmimin”
Fitorja ndaj Shqipërisë, ishte me rëndësi për Kosovën pas një faze kualifikuese të Botërorit, ku ajo doli e fundit në grup. Ndryshimi i trajnerit solli rezultat, ndërsa lojtarët nuk e fshehën entuziazmin në deklaratat pas ndeshjes, apo postimet në rrjetet sociale. Reagimi që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i Herolind Shalës, për të cilin fitorja ishte një përgjigje ndaj atyre që nënçmuan Kosovën.
“Na nënçmuat? Në rregull, ne flasim vetëm në fushë, ne jemi Kosova dhe pritni gjëra të mëdha në të ardhmen. Faleminderit bashkatdhetarë për përkrahjen e madhe. Të dua vendlindja ime!”
Futbollisti që në të kaluarën ka qenë pjesë e kuqezinjve sqaroi më pas se postimi i tij nuk ka qenë sulm ndaj Kombëtares së Shqipërisë apo tifozerisë, por një përgjigje ndaj opinionistëve sportivë dhe trajnerin Panucci.
“Fjala na nënçmuat ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë, por edhe për trajnerin italian që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët ose ndokënd në FSHF. Mbi të gjitha ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi, por kemi dy ekipe futbolli”.
Edhe 19-vjeçari Edon Zhergova kërkoi falje për gjestin me topin në minutën e ’74 duke thënë se nuk ishte për të ofenduar Shqipërinë, ndërsa Milot Rashica pas ndeshjes u fotografua me bluzën e Kombëtares Shqiptare duke e shoqëruar me mbishkrimin jemi një.
Tv Klan