Shalsi: Interesi ynë, pastrimi i Shqipërisë
Në një prononcim për gazetarët, deputei Eduard Shalsi, iniciator për ligjin e mbetjeve u shpreh se ky ligj meriton një debat serioz dhe se palët politike duhet të bëhet bashkë, kur bëhet fjalë për mbetjet.
“Më gëzon fakti që flitet për mbetjet, por ky ligj nuk meritonte kaq vemendje të madhe. Nuk ka argumenta bindëse që kundërshtojnë ligjin e mbetjeve. Shqiptarët meritojnë debate serioze për këtë çështje. Është momenti të reflektojmë dhe t’i sqarojmë gjerat”,
tha Shalsi.
Më tej, kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese u shpreh se interesi parësor është pastrimi i Shqipërisë, e cila nuk mund të jetë pa një industri ricikluese.
“Ndjej keqardhje pasi është abuzuar me një çështje teknike, interesi ynë është pastrimi i Shqipërisë. Ajo që jemi perpjekur të themi gjatë kësaj kohe, është të flasim me argumenta”,
shtoi ai.
Shalsi theksoi se do të hapen dhe landfillde të reja në Elbasan dhe Maliq, ndërkohë po punohet me edukimin në shkolla për ndarjen e mbetjeve në burim./tvklan.al