Shantazhonte ish – të dashurën adoleshente: “Para ose të publikova fotot intime”
Kavajë, 12 Maj 2017 – Mentor Leçini, 35 – vjeç kishte qenë i lidhur me një vajzë 17 – vjeçare, së cilës i kishte bërë foto intime. Jo vetëm kaq, por gjatë kohës që qëndronte me të, ai kishte arritur të shtinte në dorë foto intime edhe të familjarëve të saj.
Pas ndarjes, Leçini kërcënonte vëllain e ish të dashurës adoleshente se, nëse nuk i jepnin një shumë të caktuar parash, këto imazhe do t’i publike.
Është kjo historia që vjen nga qyteti i Kavajës, e që ka çuar në arrestimin e 35 – vjeçarit, një emër i njohur për autoritetet pasi rezulton i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen, në bashkëpunim.
“Leçini ka përfituar gjatë kohës që ka qënë në një lidhje intime me shtetasen R. K., 17 vjeçe, të cilës i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj ka arritur të sigurojë dhe foto intime të pjesëtarëve të tjerë të familjarëve të shtetases R. K. Prej disa javësh, Mentor Leçini, kërcënonte vëllain e R. K, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte”,
sqaron policia në njoftimin e saj zyrtar.
Gjatë arrestimin, 35 – vjeçarit iu gjetën 100.000 lekë të reja, si dhe një aparat telefonik, të cilat ia kishte dhënë vëllai i 17 – vjeçares për mos publikimin e fotove./tvklan.al