Sharon Stone “fal” Madonën
“Është frustruese të lexosh se Whitney Houston dhe Sharon Stone kanë një karrierë që unë nuk do e kem kurrë”.
Ato janë tmerrësisht mediokre
. Po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare këto fjalë të shkruara nga Madona 25 vite më parë në një letër private.
Mbretëresha e Popit nuk e ka komentuar publikimin e letrës, por ajo që ka folur është Sharon Stone. Ylli hollivudian i përgjigjet me elegancë mikeshës së saj Madonna, ku i thotë se e adhuron dhe se nuk do t’i kundërvihet për këto fjalë të publikuara vjedhurazi vite më parë.
Aktorja 59 – vjeçare shkruan se edhe ajo ka dashur të jetë një yll i popit, madje rrëfen se në momente të caktuara është ndjerë mediokre.
Letra e shkruar nga Madonna në vitet 90-të, pritet të dalë në ankand.
Tv Klan