Sharon Stone më në formë se kurrë
Vitet për Sharon Stone duket sikur kanë ndalur. Ylli holliwoodian sapo ka hyrë në të 60-at, por nuk e ka humbur për asnjë çast sensualitetin e saj.
Këtë e dëshmon edhe ky set fotografik që revista “GQ Italia”, i ka rezervuar aktores së njohur. Bjondja bukuroshe publikoi 2 video në rrjetet sociale, ku shihet teksa kërcen dhe shfaq hiret e saj përpara fokusit të fotografëve. Një prej ikonave të elegancës amerikane, Sharon Stone ka mbetur në kujtesën e të gjithëve me interpretimin e shkëlqyer të shkrimtares seksi, në filmin Basic Instict, në vitin 1992, ku luan përkrah Michael Douglas. /Tv Klan