SHBA, 200 milionë dollarë për Ukrainën


SHBA, 200 milionë dollarë për Ukrainën

19:50 21/07/2018

Në kulmin e kritikave që Donald Trump mori për linjën e butë që ndoqi me Vladimir Putinin dhe pozicionin kritik ndaj NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Ukrainës një ndihmë prej 200 milionë dollarësh për të forcuar kapacitetin ushtarak.

Përmes një deklarate zyrtare, Penagoni njoftoi se fondet e dhëna për Kievin janë për shtimin dhe modernizimin e trajnimeve, logjistikës, kapaciteteve mjekësore dhe nevojave të tjera operacionale.

Ndihma e fundit e dërguar nga Shtetet e Bashkuara, e çojnë në mbi 1 miliardë mbështetjen në mbrojtje për Ukrainën që prej vitit 2014.

Për krizën në Ukrainë, presidentët Trump e Putin biseduan edhe në takimin e fundit në Helsinki më 16 Korrik. Mediat shkruajnë se Putin i propozoi Trumpit mbajtjen e një referendumi në lindje të Ukrainës, për pavarësinë e rajonit. Por Kremlini nuk ka dhënë një koment publik lidhur me këto raportime.

Më shumë se 10 mijë persona janë vrarë në krahinat lindore të Donjetskut dhe Luhanskit që prej viti7 2014, kur nisi kryengritja për aneksimin e Krimesë. Për fuqitë perëndimore Rusia ka dërguar trupa dhe ka furnizuar me armatim rebelët, por Moska i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Tv Klan






Të ngjashme