SHBA/ 238 të arrestuar në 2 muaj për pedofili online
Të paktën 238, persona të cilët akuzohen për ngacmim të të miturve në internet janë vënë në pranga në Kaliforni në vetëm 2 muaj. Arrestimi i tyre vjen si pjesë e një operacioni të shtrirë në të gjithë Amerikën, që deri më tani ka çuar në prangosjen e rreth 1400 personave, përfshirë një besimtar dhe një biznesmen.
“Operation Broken Heart III”
nisi dy muaj më parë nga task forca për Krimet në Internet kundër Fëmijëve, pjesë e Agjencisë së Drejtësisë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Lajmi u komunikua me anë të një deklarate për shtyp nga zyrtarë të policisë së Los Angeles.
Të gjitha arrestimet lidhen me akuza të posedimit dhe shpërndarjes së pornografisë të fëmijëve, shfrytëzim seksual të fëmijëve, prostitucion dhe turizëm seksual të fëmijëve.
Sipas të përditshmes amerikane
“Los Angeles Times”,
fokusi kryesor i autoriteteve mësohet se ka qenë ndërveprimi në internet. Hetuesit përdorën pajisje specifike për të dalluar imazhe eksplicite.
Falë këtij operacioni u arrit të shpëtohej një 6 – vjeçar, që një person me shtetësi australiane po tentonte ta blinte me qëllim shfrytëzimin e tij./tvklan.al