SHBA blindon kufirin me Meksikën


SHBA blindon kufirin me Meksikën

20:48 07/04/2018

Shteti i Teksasit në Amerikë ka vendosur trupat e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën. Një zëdhënës i Gardës tha se 250 persona do të dërgohen për të patrulluar zonën brenda 72 orëve. Arizona gjithashtu planifikon të vendosë 150 trupa në javën e ardhshme. Edhe shteteve të tjera si New Mexico dhe Kaliforni u është kërkuar që të forcojnë sa më shumë  mbrojtjen.

Ky vendimi i shtetit të Teksasit u mor pas një thirrjeje nga ana e Presidentit Donald Trump për “të dërguar 4000 trupa të Gardës Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën deri në ndërtimin e një muri kufitar”.

Presidenti i SHBA është shprehur që në marrjen  e mandatit të tij se do ta ndërtojë murin dhe do të ndërmarrë masa të rrepta për emigrantët.

Ai është shprehur se nuk do të lejojë të hapë kufinjtë për drogën dhe krimin.

Ndërsa Presidenti i Meksikës e ka dënuar këtë vendim duke e quajtur qëndrim kërcënues dhe mosrespektues nga zoti Trump.

Klan Plus






Të ngjashme