SHBA dërgon ndihma ushtarake në Irak


SHBA dërgon ndihma ushtarake në Irak

11:42 27/12/2013 SHBAperIrakShtetet e Bashkuara do të rrisin ndihmën me pajisje ushtarake për Irakun për të luftuar më me efikasitet rrjetin e Al-Kaedës në vend.

Deri tani në shtetin e Lindjes së Mesme është dërguar një dërgesë me 75 raketa ajër-tokë të tipit Hellfire, ndërsa një dërgesë me avionë pa pilotë pritet të mbërrijë në Irak në fillimi të muajit të ardhshëm. Ditët e fundit, forcat irakene të sigurisë po zhvillojnë një operacion anti-terrorizëm në një provincë perëndimore në kufi me Sirinë. Sipas informacioneve të inteligjencës është pikërisht provinca e Anbarit ku po rigrupohen militantët e Al-Kaedës, duke shfrytëzuar edhe situatën në Sirinë fqinje.

Ndërkohë që gjatë këtij muaji në Irak kanë humbur jetën rreth 8 mijë vetë, si për shkak të dhunës sektare, ashtu edhe në sulme terroriste.

 





Të ngjashme