SHBA dhe Kina ratifikojnë marrëveshjen për klimën
Rreth 9 muaj nga Samiti i Parisit mbi Klimën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina, së bashku përgjegjëse për lëshimin 40% të gazrave karbonikë në botë, ratifikuan marrëveshjen klimatike, të arritur në kryeqytetin francez.
Shtëpia e Bardhë doli të shtunën me një deklaratë për shtyp, për të njoftuar lajmin. Ndërsa në Kinë, Kongresi Kombëtar Popullor miratoi projektligjin pas një javë bisedimesh.
I pranishëm në Hangzhu, për Samitin e G20, Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se “historia do t’i gjykojë si thelbësore përpjekjet e bëra sot”.
Në Dhjetor të vitit të kaluar, vendet ranë dakort të ulin lëshimin e gazrave mjaftueshëm për të mbajtur rritjen e ngrohjes globale nën 2° Celcius.
Marrëveshja e Parisit është pakti i parë konsesual mes vendeve. Ajo do të hyjë në fuqi vetëm pasi të ratifikohet nga të paktën 55 vende, prodhuese të gazit karbonik, 23 prej të cilave e kanë bërë një gjë të tillë.
Ratifikimi i marrëveshjes nga SHBA dhe Kina është cilësuar nga analistët si një hap i madh përpara për kthimin realitet të saj.
Tv Klan