SHBA dhuron miliona dollarë ndihma për katër shtete
Shtetet e Bashkuara kanë oftuar një ndihmë prej 630 milionë dollarësh për Jemenin, Somalinë, Sudanin Jugor dhe Nigerinë.
Kjo shpallje u bë e ditur dje kur presidenti amerikan, Donald Trump, ishte i pranishëm në samitin G20 në Hamburg të Gjermanisë.
Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh botëror humanitar, por propozimi i Trump për shkurtimin e ndihmës së jashtme për më tepër se 30%, ka shkaktuar shqetësim të gjerë.
Ndihma totale humanitare amerikane për këto katër vende, ku Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më tepër se 30 milionë njerëzve u duhet urgjentisht ushqimi, tani është më tepër se 1.8 miliardë dollarë ka njoftuar Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Miliona njerëz në Jemen, Somali, Sudanin Jugor dhe Nigeri, ballafaqohen me uri për shkak të konflikteve të vazhdueshme./REL