SHBA, dorëhiqet Kryetarja e Partisë Demokratike
Kryetarja e Partisë Demokratike në SHBA, Debbie Wasserman Schultz, njoftoi dorëheqjen nga detyra, pas skandalit të publikuar pak ditë më parë nga WikiLeaks, ku ajo u kërkonte anëtarëve të partisë përmes email-it, të pengonin fushatën e Bernie Sanders. Wasserman Schultz tha se po largohet për të ruajtur unitetin e partisë.
Në reagimin pas ngjarjes, Bernie Sanders tha se Wasserman Schultz nuk duhet ta mbanjë më atë detyrë dhe se deri në datën e Kongresit Kombëtar të demokratëve duhet jetë larguar.
Më shumë se 19 mijë email -e të kryetares së demokratëve u publikuan më 22 Korrik nga WikiLeaks.
Tv Klan