SHBA e Franca kërkojnë ujdi të re me Iranin


SHBA e Franca kërkojnë ujdi të re me Iranin

19:40 24/04/2018

Marrëveshja Bërthamore me Iranin dhe nevoja e menjëhershme për anulimin e saj ishte kryefjala e takimit mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron. Pakti i firmosur nga administrata e kaluar ishte katasatrofik për Donald Trumpin.

“Ajo marrëveshje e tmerrshme nuk duhej të ishte bërë kurrë. Nëse riaktivizojnë programin bërthamor, Irani do të ketë problemet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë. Kudo ku shkon në Lindjen e Mesme, sheh dorën e Iranit”.

Ndonëse ka mendim të ndryshëm nga Trump, edhe Presidenti Macron theksoi nevojën e një marrëveshjeje të re me Iranin.

“Për muaj me radhë kam thënë se nuk është një marrëveshje e mjaftueshme. Edhe pse kjo marrëveshje na jep të drejtë të kemi kontroll mbi programin bërthamor të Iranit, duhet të punojmë për kushte të reja”.

Presidenti Trump përmendi edhe tërheqjen e trupave nga Siria. Ai tha se dëshiron të kthejë ushtrinë në shtëpi, por jo pa kryer të misionin atje. Sa i përket marrëveshjes për denuklearizimin e Koresë së Veriut, Trump tha se jemi në rrugën e duhur drejt denuklearizimit të vendit komunist.

Kjo është vizita e parë me nderimet e plota ceremoniale e një lideri të huaj gjatë Presidencës Trump. Liderët europianë paralajmërojnë destabilizimin e Lindjes së Mesme, nëse Shtetet e Bashkuara rivendosin sanksionet ndaj Iranit, siç ka paralajmëruar edhe vetë regjimi i Ajatollahëve.

Tv Klan






Të ngjashme