SHBA, eksportuesja më e madhe e armëve në botë
Vitin e kaluar zuri 61% të tregut të armatimit
Shtetet e Bashkuara vijojnë të ruajnë pozitat e eksportuesit kryesor të armëve në botë. Firmat më të mëdha amerikane të prodhimit të armatimit mes të cilave Lokid Martin dhe Boing zunë 61% të eksporteve globale për vitin 2019, sipas raportit më të fundit të Institutit për Paqen me Qendër në Stokholm (SIPRI).
Fitimet e përbashkëta të firmave amerikane nga shitja e armëve janë gati sa gjysma e totalit global, që arrin deri në 361 miliardë dollarë. Fitimet për industrinë globale të armëve u rritën me 8.5% krahasuar me 2018-n dhe me 15% më shumë se 5 vite më parë.
16% të tregut të armatimeve për vitin e kaluar e zunë firmat kineze. Kina renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara për eksportin e armëve duke pësuar një rritje vjetore me 4.8%. Firmat ruse renditen të tretat në shkallë globale, por fitimet e tyre kanë rënë për shkak edhe të sanksioneve si pasojë e konfliktit në Ukrainë.
Tv Klan