SHBA, goditet nga “cikloni bombë”


SHBA, goditet nga “cikloni bombë”

16:26 03/03/2018

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e të ashtuquajturit “cikloni bombë” që goditi bregun lindor, duke shkaktuar përmbytje të shumta në një zonë të banuar nga 80 milionë amerikanë.

Stuhia e fuqishme la pa energji elektrike të paktën 1 milionë njerëz nga Maine në Karolinën e Veriut. Autoritetet kanë pezulluar prej ditësh mësimin në shumicën e shkollave në vendet e bregut lindor

Trafiku ajror po përballet me një situatë kaosi. Rreth 3 mijë fluturime janë anuluar. Edhe në Europë situata e motit shfaqet e rëndë. Bilanci i i viktimave si pasojë e acarit siberian ka shkuar në 60 persona, 23 prej tyre në Poloni.

Britania e Madhe gjithashtu po përballet me kushte ekstreme moti që la acari siberian i pagëzuar “Bisha nga Lindja”, vendin e të cilit e zuri tashmë stuhia Ema, që solli erëra të forta dhe paralizimi të transportit në të gjithë ishullin. Viktima janë shënuar edhe në Gjermani, Francë e Itali, si pasojë e të ftohtit ekstrem.

Tv Klan






Të ngjashme