SHBA heq Sudanin nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

Flamuri i Sudanit

SHBA heq Sudanin nga lista e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

12:50 14/12/2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të rendësishëm lidhur me Sudanin. Sot (14 Dhjetor) Sudani zyrtarisht nuk do të njihet me nga SHBA si një shtet që sponsorizon terrorizmin.

Reuters duke iu referuar Ambasadës Amerikane në Sudan, raporton se vendimi i marrë nga Washingtoni do të miratohet zyrtarisht sot.

Sekretari i Shtetit ka nënshkruar një deklaratë ku thuhet se nga sot merr fuqi vendimi që Sudani mos të njihet si shtet që sponsorizon terrorizmin”, bëhet me dije nga ambasada e SHBA.

Sudani ka qenë pjesë e listës së DASH si vend terrorist që nga viti 1993, me arsyetimin se ish-Presidenti Omar al-Bashir strehonte grupe militante. Që kur ka qenë pjesë e kësaj liste Sudani nuk është ndihmuar nga SHBA me financime dhe investime.

Vendimi i SHBA vjen pas një periudhe 45-ditore ku është shqyrtuar nga Kongresi propozimi i Presidentit të SHBA Donald Trump. Pas këtij vendimi Izraeli dhe Sudani synojnë të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike./tvklan.al






Të ngjashme