SHBA-ja, vendi i rekordeve… të zeza
Epiqendra e pandemisë së koronavirusit tashmë është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje janë regjistruar mbi 20 mijë persona që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar mbi 533 mijë persona.
Në këtë mënyrë, Amerika bëhet vendi i rekordeve të zeza pasi është vendi i parë në botë për numrin e lartë të viktimave dhe të infekturve. Me ritme të ngadalta në SHBA shkon numri i të shëruarve, mbi 30 mijë të tillë, ndërsa në gjendje të rëndë mbeten 11 471 persona.
New York-u është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA. 24 orët e fundit atje janë shënuar rreth 783 viktima. Mirëpo Guvernatori Andreë Cuomo është shprehur se numri i të infektuarve po stabilizohet./tvklan.al