SHBA kërcënon Korenë e Veriut
Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Korenë e Veriut me luftë nëse vendi komunist nuk ndalon zhvillimin e testeve raketore. Nderkohë, Kombet e Bashkuara vendosën unanimisht sanksione të reja ndaj vendit komunist.
Duke folur në emër të presidentit amerikan, këshilltari për sigurinë kombëtare, MekMaster kërcënoi drejtpërdrejtë Korenë e Veriut.
“SHBA është e gatshme për të gjitha mundësitë për t’iu kundërvënë kërcënimit bërthamor që vjen nga Koreja e Veriut, përfshirë edhe atë të një lufte parandaluese”,
tha Mekmaster në një intervistë per MSNBC.
MekMaster saktësoi se është i vetëdijshëm se çdo sulm ndaj Koresë së Veriut mund të sjellë një “luftë shumë të kushtueshme që mund të shkaktoje vuajtje të pafund, veçanërisht për popullsinë koreanojugore”.
Organizata e Kombeve te Bashkuara aprovoi më herët në mënyrë unanime një rezolutë të propozuar nga SHBA, që vendos sanksione të reja kundër regjimit. Rezoluta parashikon që më shumë se 1 miliardë dollarë të shkurtohen nga eksporti për vendin komunist.
Dokumenti, i votuar nga Rusia dhe Kina, mes tjerash ndalon eksportin e karbonit, hekurit, plumbit dhe produkteve të peshkut. TV KLAN