SHBA: Korrupsioni kërkon më shumë se fjalë
Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, Ambasada amerikane në vendin tonë thotë se kjo luftë kërkon më shumë sesa fjalë, ndaj dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një ndër dhuruesit kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit.
“Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë & kjo është arsyeja përse SHBA janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre”, thuhet në një postim në Twitter të Ambasadës./tvklan.al
9 dhjetori është #DitaNdërkombëtareKundërKorrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë & kjo është arsyeja përse 🇺🇸 janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 9, 2020