SHBA lejon përdorimin emergjent të ilaçit që po jep efekte kundër Covid
SHBA ka autorizuar përdorimin emergjent të një ilaçi kundër COVID-19, i cili prodhon antitrupa për të luftuar virusin. Ky medikament përdoret nga pacientë që nuk shkojnë në spital, po jeta u rrezikohet nga sëmundje të tjera apo faktorë të tjerë si mosha etj.
Reutres raporton se FDA të hënën ka vendosur të lejojë përdorimin emergjent “bamlanivimab”, që prodhohet nga kompania Eli Lilly & Co, bazuar në të dhënat e provave që tregojnë se marrja e këtij ilaçi zvogëlon nevojën për të shkuar në spital.
Ky medikament është një antitrup monoklonal, që përdoret gjerësisht e barnave bioteknologjike, që menjëherë pas injektohet në trup fillon edhe jep efekte.
Një trajtim i ngjashëm i zhvilluar nga “Regeneron Farmaceutikë Inc” iu dha Presidentit të SHBA Donald Trump kur ky u shtrua nga COVID-19 në muajin tetor.
Lidhur me këtë eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive të Dr. Anthony Fauci tha se ka ky ilaç ka ndikuar shumë në rimëkëmbjen e shpejtë të Trump.
Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë përshëndeti vendimin e FDA dhe e quajti “një moment historik”. FDA tha se antitrupat e Lilly mund të përdoren për këdo mbi moshën 65 vjeç që është diagnostikuar kohët e fundit me COVID-19 dhe po e kalon lehtë dhe për pacientët e moshës mbi 12 vjeç që kanë një gjendje shëndetësore normale dhe janë të infektuar.
Qeveria amerikane ka blerë 300,000 doza të këtij ilaçi dhe është zotuar se amerikanët nuk do të kenë kosto për kurimin e COVID. Kompania Lilly parashikon prodhimin e deri në një milion dozave bamlanivimab deri në fund të vitit 2020, për përdorim në të gjithë botën deri në fillim të vitit të ardhshëm./tvklan.al