SHBA miraton vaksinën e Pfizer


SHBA miraton vaksinën e Pfizer

20:57 08/12/2020

FDA: Vaksina plotësoi kriteret e përshkruara

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNtech është miratuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka publikuar një analizë për vaksinën, ku del në konkluzionin se vaksina “plotësoi kriteret e përshkruara të suksesit” duke sugjeruar se agjencia së shpejti do të japë dritën jeshile.

Analiza e FDA nënvizoi disa “përfitime të njohura” nga vaksina. Këto përfshinin “zvogëlimin e rrezikut të infektimit me Covid-19 të paktën shtatë ditë pas dozës së dytë”. Vaksina e Pfizer kërkon dy doza për mbrojtje të plotë.

Tv Klan






Të ngjashme