SHBA mohon pretendimet për shpallje lufte ndaj Koresë së Veriut


SHBA mohon pretendimet për shpallje lufte ndaj Koresë së Veriut

22:10 25/09/2017

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pretendimet se i ka shpallur luftë Koresë së Veriut.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders deklaroi se ky pretendim i shtetit komunist është i pavërtetë.

Më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm i Koresë Veriore tha se SHBA i ka shpallur luftë dhe Peniani ka të drejtë të rrëzoi avionët bombardues amerikanë që fluturojnë pranë hapësirës ajrore të Koresë së Veriut.

Kësaj deklarate ju përgjigj edhe Pentagoni, i cili i kërkoi shtetit komunist që të ndalojë provokimet ose do t’i propozojë Presidentit Trump opsionet ushtarake që mund të ndërmerren ndaj Koresë.

Javën e kaluar, gjatë fjalimit në OKB Donald Trump tha se SHBA ka forcë dhe durim të madh, por do të shkatërrojë tërësisht Korenë e Veriut nëse kjo e fundit përbën kërcënim për të apo për vendet aleate. Retorikat mes dy vendeve janë ashpërsuar së tepërmi gjatë ditëve të fundit.

/tvklan.al






Të ngjashme