SHBA ndërpret 200 mln fonde për Palestinën


SHBA ndërpret 200 mln fonde për Palestinën

22:50 25/08/2018

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi ndërprerjen e ndihmës prej 200 milionë Dollarësh të parashikuar për territoret e Gazës dhe Bregut Perëndimor në Lindjen e Mesme. Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se presidenti ka kërkuar që ndihma në fjalë të shkojë diku tjetër, ku të përkojë me interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Marrëdhëniet mes palestinezëve dhe SHBA janë acaruar ndjeshëm që kur Trump mori pushtetin dhe u përkeqësuan më shumë pasi Uashingtoni njohu zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në Dhjetor të 2017- ës.

Shtetet e Bashkuara ndërprenë gjithashtu edhe fondin prej 65 milionë Dollarësh që derdhej në OKB për Palestinën. Si palestinezët ashtu edhe OKB paralajmëruan se ndërprerja e ndihmave do të prekë drejtpërdrejtë jetën e përditshme të qytetarëve në Lindjes e Mesme. Por për Shtëpinë e Bardhë fondet do të shpërndahen vetëm në çështje prioritare.

Tv Klan






Të ngjashme