SHBA ndihmë për ligjet në fushën e hidrokarbureve


SHBA ndihmë për ligjet në fushën e hidrokarbureve

15:44 26/06/2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë ndihmë në çështjet ligjore të trajtimit të sektorit të hidrokarbureve, përfshirë edhe pjesën e taksimit të kompanive që operojnë në këto tregje.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka takuar për këtë qëllim edhe Zv/Ndihmës Sekretaren për Energjinë të SHBA-ve, Sandra Oudkirk.

Pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishte edhe ecuria që ka projekti i gazsjellësit TAP, ndërsa Shqipëria është përgëzuar për mbështetjen që i është dhënë këtij projekti.

Tv Klan






Të ngjashme