SHBA ndjek nga afër situatën në Turqi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër situatën në Turqi, ku një grup i organizuar ushtarak raportohet se ka marrë nën kontroll vendin, në një grusht shteti.
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, nga Moska tha se është informuar për çfarë po ndodh në Turqi.
“Nuk kam detaje. Shpresoj se paqja dhe stabiliteti do të vijojnë të mbizotërojnë në Turqi”,
u shpreh ai.
Ndërsa Ned Price, zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, u shpreh se Presidenti Obama po e ndjek nga afër situatën.
“Grupi i Sigurisë Kombëtare pranë Presidentit e ka informuar atë për situatën në Turqi. Presidenti do të vijojë të marrë informacion të vazhdueshëm”.
Turqia është forca e dytë më e madhe ushtarake në NATO pas SHBA. Ajo ishte aleatja vendimtare gjatë Luftës së Ftohtë, pavarësisht se marrëdhëniet patën një përçarje gjatë Marsit të 2003, kur Turqia refuzoi që SHBA të pushtonte Irakun nga veriu, nëpërmjet territorit turk.
Tashmë ata janë partnerë ushtarakë, pavarësisht diferencave politike, në luftën kundër Shtetit Islamik. Vitin e shkuar Turqia pranoi që avionët luftarakë të SHBA dhe dronët të përdornin bazën ushtarake Incirlik, vetëm 60 milje nga kufiri veri – perëndimor me Sirinë, për të sulmuar ISIS. Humbja e bazës turke do të kishte qenë një goditje e rëndë në luftën kundër ISIS, mbi të gjitha pas sulmeve terroriste në belgjikë, Francë, Turqi e SHBA.
Mark Toner, zëdhënës për Deparatamentin Amerikan të Shetit muajin e shkuar u shpreh:
“Turqia luan në rol të rëndësishëm sa i përket Sirisë, konfliktit atje. Por ata, si shumë vende të tjera që bëjnë koalicione, kanë prioritete të ndryshme, ndonjëherë ide të ndryshme për mënyrën sësi duhet vepruar dhe shpesh ne jemi në dialog konstant me ta për t’u koordinuar më mirë”
./tvklan.al