SHBA në prag të stuhive të Atlantikut
Stuhia nëntropikale Alberto, e para e stuhive të Atlantikut për vitin 2018, solli rreshje të forta shiu të hënën në gjirit e Floridës si dhe në pjesën perëndimore të Kubës.
Parashikuesit e motit në Qendrën Kombëtare të Uraganëve në Shtetet e Bashkuara presin që stuhia të godasë në tokë brenda ditës së hënë me një shpejtësi erërash të forta e të qëndrueshme, që do të arrijnë një maksimum prej rreth 100 kilometrash në orë.
Ata presin që disa pjesë të shteteve amerikane si Alabama, Florida dhe Xhorxha stuhia të shkarkojë nga 10-20 centimetra shi deri ditën e martë, ndërsa në disa zona në Kubë rreshjet e shiut do të jenë edhe më të mëdha shoqëruar me rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Stuhitë nëntropikale mund të forcohen në stuhi tropikale, por Alberto pritet të dobësohet menjëherë pasi të godasë tokën.
Sezoni i stuhive të Atlantikut zgjat nga 1 qershor deri në fund të nëntorit.
Ekspertët parashikojnë 10 deri 16 stuhi këtë vit, nga të cilat nëntë do të fuqizohen duke u shdërruar në uraganë, mes të cilëve katër të mëdhenj.
Viti i kaluar u shënua nga uraganë të pazakontë, përfshi uraganët Harvey, Irma dhe Maria që shkatërruan Porto Rikon, Hjustonin, Teksasin dhe gjirin e Floridës./VOA