SHBA nuk heq sanksionet ndaj Koresë se Veriut


SHBA nuk heq sanksionet ndaj Koresë se Veriut

14:55 14/06/2018

Koreja e Veriut do të vijojë të vuajë sanksionet e rënda ekonomike të Shteteve të Bashkuara deri në asgjësimin e plotë të arsenalit bërthamor. Këtë e bëri të qartë sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i cili foli gjatë një konference për shtyp në Seul.

“Lehtësimi i sanksioneve nuk mund të ndodhë deri kur të na jenë paraqitur fakte se Koreja e Veriut është denuklearizuar plotësisht.”

Në këtë mënyrë Pompeo hodhi poshtë lajmet që qarkulluan nga mediat shtetërore të Penianit, pas takimit historik të Singaporit mes Kim Jong-unit dhe Donald Trumpit. Përmes Twitterit, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se pas kthimit nga Singapori se kishte bërë të paimagjinueshmen duke shmangur luftën bërthamore me Korenë e Veriut, që deri pak muaj më parë konsiderohej e siguritë.

Por ekspertët ushtarakë e gjykojnë si jo tepër pozitiv rezultatin e samitit. Sipas tyre, Trump lëshoi më shumë se ç’mori në këmbim nga Kim Jong un. Lëshimi më i madh dhe i pajustifikueshëm është ndërprerja e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut që garantonin sigurinë e gjithë rajonit.

Tv Klan






Të ngjashme