SHBA, nxitim për vaksinimin


SHBA, nxitim për vaksinimin

00:00 12/12/2020

Vendi në emergjencë, 16 milionë të prekur nga Covid-19

Një panel këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave votuan me shumicë dërrmuese për të mbështetur përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit të Pfizer, për të luftuar kështu Covid-19 . 

Vendimi vjen pasi paneli prej 23 anëtarësh shqyrtoi përfitimet si dhe rreziqet që vijnë nga përdorimi i kësaj vaksine. Vaksina Pfizer tashmë është aprovuar për publikun në Britani, Kanada, Bahrein dhe Arabinë Saudite.

Ekspertët e kanë cilësuar këtë vendim si historik për të shpëtuar njerzit të cilët prej kohësh janë duke vuajtur me këtë virus vdekjeprurës. Kompania së shku me Administratën e Ushqimit dhe Barnave ka bërë të ditur që vaksina do të kryhet për të gjithë nga mosha 16 vjeç e deri tek 85 vjeç.

Paneli diskutoi gjithashtu shqetësimet e ngritura në lidhje me alergjitë dhe efektet që sjell tek gratë shtatzëna. Gratë të cilat janë në pritje të një fëmije janë në listë pas të moshuarve dhe mjekëve që do e marrin vaksinën e Pfizer/ BionTech. Po ashtu u shqyrtua mundësia që edhe Moderna të miratohet gjatë këtij muaji.

Pfizer/BionTech do të dërgojë 6.4 milionë doza të gatshme për SHBA në raundin e saj të parë në fund të Dhjetorit. Për shkak se kërkohen dy doza për person, kjo është e mjaftueshme për tre milion njerëz. Aktualisht Covid-19 e ka çuar totalin e të infektuarëve në Amerikës në 16 milionë, nga ku gati 300 mijë persona kanë humbur jetën.

Ndërsa SHBA është vendi më i prekur, në Tajvan ndodh e kundërta. Autoritetet në këtë vend kanë paralajmëruar që edhe kur fillojnë vaksinimet, bota duhet të mbetet jashtëzakonisht vigjilente ndaj virusit. Tajvani ka qenë një nga vendet më të suksesshme në botë në trajtimin e Covid-19. Deri më tani, ai ka pasur vetëm 724 raste të konfirmuara dhe shtatë vdekje dhe kurrë nuk ka aplikuar izolim kombëtar.

Suksesi mbresëlënës i Tajvanit që lufton me koronavirusin i është atribuar kryesisht kontrolleve të rrepta në kufi, ndalimit të vizitorëve të huaj dhe karantinës së detyrueshme për të gjithë që kthehen në shtëpi. 23 milionë njerëzit e këtij ishulli gjithmonë kanë mbajtur maska ​​në fytyrë, madje edhe para se të kërkohej që ta bënin këtë. Masat mbrojtëse jo vetëm që kanë ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të virusit por gjithashtu kanë ulur rastet e gripit të zakonshëm deri në 90%.

Klan Plus






Të ngjashme