SHBA ofron ndihmë ekonomike për restaurimin e kalave


SHBA ofron ndihmë ekonomike për restaurimin e kalave

14:13 21/08/2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndihmojnë për restaurimin e fortifikimeve të kalave të lashta shqiptare në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane në Tiranë, me një grant prej 800,000 Dollarësh, programi Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore do të mbështesë stabilizimin kritik të strukturave, studimin për ruajtjen e secilit nga fortifikimet dhe rindërtimin e pjesëve të dëmtuara.

Pasojat më të mëdha kanë patur Kalatë e Krujës dhe Prezës, ku kullat ikonike të dy kalave kanë pësuar dëmtime serioze. Ndërkohë që edhe muri i kalasë së Durrësit është shembur.

Klan Plus






Të ngjashme