SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Largohuni menjëherë nga Iraku

A mock US flag is laid on the ground for cars to drive on in the Iraqi capital Baghdad on January 3, 2020, following news of the killing of Iranian Revolutionary Guards top commander Qasem Soleimani in a US strike on his convoy at Baghdad international airport. (Photo by AHMAD AL-RUBAYE / AFP) (Photo by AHMAD AL-RUBAYE/AFP via Getty Images)

SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Largohuni menjëherë nga Iraku

21:22 03/01/2020

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten gjithnjë e më shumë pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qasem Soleimani.

Në një njoftim për shtetasit e saj, Departamenti Amerikan i Shtetit i udhëzon që të largohen menjëherë nga Iraku.

“Qytetarët amerikanë duhet të nisen përmes linjave ajrore nëse është e mundur, në rast të kundërt me rrugë tokësore drejt vendeve të tjera. Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani ndaj ambasadës së SHBA në Bagdad, të gjitha shërbimet konsullore janë pezulluar deri në një njoftim të dytë”, deklaron Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pentagoni tha se vrasja e Gjeneralit iranian, që ishte dhe komandant i njësisë speciale Quds, u krye me qëllim për të parandaluar sulme të tjera. Sipas SHBA-së, eliminimi i tij ishte një veprim mbrojtës.

Nga ana tjetër, Irani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e Gjeneralit të lartë Soleimani, duke bërë që marrëdhëniet me SHBA-në të arrijnë kulmin e tensioneve. /tvklan.al






Të ngjashme