SHBA paralajmëron Turqinë: Shpifje, përfshirja e amerikanëve në grushtin e shtetit  


SHBA paralajmëron Turqinë: Shpifje, përfshirja e amerikanëve në grushtin e shtetit  

09:24 17/07/2016

 

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruara Turqinë për “shpifjet publike”, sipas të cilave kanë amerikanët kanë qenë të përfshirë në grushtin e dështuar të shtetit, duke i cilësuar si “krejtësisht të rreme dhe të dëmshme ” për marrëdhëniet mes vendeve.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, foli pasi deklaratës së Ministrit turk të Punës i cili sugjeroi se pas grushtit të shtetit, ishte dora e amerikanëve.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ndërkohë i ka kërkuar SHBA që të ekstradojnë klerikun Fethullah Gulen, duke e akuzuar këtë të fundit, se qëndron pas grushtit të shtetit.

Gulen nga ana e tij i ka mohuar akuzat duke i thënë gazetarëve nga shtëpia e tij në Pennsilvani, se tashmë ai ishte larg Turqisë prej më shumë se 15 vitesh dhe nuk e dinte se kush mund të ishin ndjekësit e tij në vend.

Tentativa për grusht shtetit nis të premten në mbrëmje pasi disa fraksioni të ushtrisë morën në dorë urat kyçe në Stamboll dhe sulmuan ndërtesën e parlamentit të Ankara.

Sipas qeverisë turke kanë humbur jetën 161 civilë dhe 104 “puçistë”, ndërsa janë mbi 1,440 të plagosur.

Rreth 3,000 ushtarakë janë arrestuar ndërsa 2,700 gjyqtarë janë shkarkuar ditën e shtunë, ndërsa qeveria rimori pushtetin mbi Turqinë./tvklan.al






Të ngjashme