SHBA po përdor fosfor të bardhë në zona të banuara


SHBA po përdor fosfor të bardhë në zona të banuara

12:50 12/06/2017

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Siri akuzohen se kanë hedhur fosfor të bardhë në zonën lindore të Raqqa, teksa luftojnë për të çliruar vendin nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Në pamjet e publikuara nga Amaq, agjencia e lajmeve e drejtuar nga ISIS, tregohet substanca vdekjeprurëse duke rënë mbi kryeqytetin sirian, në dy raste të ndryshme.

Edhe një grup anti - ISIS i quajtur "

Raqqa po masakrohet në heshtje

" ka publikuar pamje të ngjashme në rrjetet sociale.

Përdorimi i fosforit të bardhë në zona të populluara është i ndaluar me ligj ndërkombëtar, ndonëse siç shkruan e përditshmja "The Telegraph", ushtrisë i lejohet ta përdorë për të krijuar tym, për të maskuar lëvizjen apo vendndodhjen e njësive ushtarake.

E ngjashme me napalmin, fosfori i bardhë shkakton djegie kimike të rënda dhe potencialisht vdekjeprurëse dhe njihet për efektin shkrirës së lëkurës.

Megjithatë, një zyrtar amerikan për "New York Times" tha se forcat amerikane që luftojnë në Irak dhe Siri kanë akses të fosforit të bardhë, por nuk po e përdornin mbi njerëz.

Mbetet e paqartë nëse zonat që dyshohet se janë goditur me fosfor të bardhë janë të populluara ose jo.

Me mijëra persona janë arratisur nga Raqqa përgjatë muajve të fundit, por OKB përllogarit se të paktën 160 mijë që gjendjen ende në këtë qytet./tvklan.al





Të ngjashme