SHBA propozon sanksione kundër Koresë së Veriut: Të bllokohen pasuritë e Kim Jong
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë propozuar OKB-së disa sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, duke përfshirë ndalimin e eksportit të naftës dhe ngrirje të pasurive të diktatorit Kim Jong Un.
Propozimi i është shpërndarë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB. Këto propozime për sanksione të reja vijnë pas testit të gjashtë bërthamor dhe lëshimit të përsëritur të raketave.
Koreja e Veriut pretendon se ka ndërtuar një bombë me hidrogjen dhe vazhdon kërcënimet. Kina dhe Rusia pritet që të kundërshtojnë vendosjen e sanksioneve të tjera, pasi janë shprehur edhe më herët se zgjidhja e krizës bëhet përmes diplomacisë.
Propozimi i SHBA bën thirrje për ndalimin total të furnizimit me naftë në Korenë e Veriut dhe ndalimin e industrisë së eksportit të tekstileve. Uashingtoni propozon gjithashtu që Kim Jong Un dhe zyrtarë të tjerë koreano-veriorë të ndalohen të udhëtojnë në vende të tjera të botës. /
tvklan.al