SHBA reagime per takimin Rugova-Millosheviç (4 Prill 1999)
Reagime për takimin Millosheviç-Rugova. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se takimi i 1 Prillit mes Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviçit është një montim i pamjeve të arkivuara që nga takimi i mëparshëm. Pika tjetër ku mbahen fort serbët është firma e hedhur në dokumentin e përbashkët mes Millosheviçit dhe Rugovës.
Diplomacia botërore ende luhatet përmes besimit ose jo të takimit Rugova-Millosheviç. Duket se çdo gjë do të sqarohet vetëm kur vetë Rugova të kontaktojë me personazhet e njohura të politikës e diplomacisë ndërkombëtare. Ndërkohë që pas daljes me 1 Prill në ekranet e medias botërore nga Rugova s’ka më asnjë njoftim./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori