SHBA rikthen përdorimin e armëve bërthamore
Në emër të sigurisë amerikane dhe botërore administrata Trump rikthen përdorimin e armatimeve bërthamore. Politika e prezantuar nga Pentagoni parashikon futjen e bombave bërthamore me intensitet të ulët dhe riarmatimin e nëndetëseve me arsenal të raketave balistike bërthamore. Kështu hidhet poshtë urdhri i ish-presidentit Bush, i cili i dha fund përdorimit të këtyre të fundit, por edhe plani i Barack Obama për çarmatimin e plotë bërthamor.
Ndërkohë SHBA kanë një arsenal bërthamor të shpërndarë në Evropë në baza ushtarake që përfshijnë 150 bomba të tilla, por Pentagoni me politikën e re do të prodhojë bomba me fuqi më të ulët, deri në 1 kiloton në mënyrë që të kenë precision më të lartë, më pak efekte termonukleare dhe kontroll të plotë pa i depozituar në baza jo amerikane.
Kjo reformë e re në fushën bërthamore parashikon kështu një ndryshim drastik nga politika e paraardhësit Barack Obama, i cili po përpiqej për eliminim e plotë të tyre.
Ndërkohë që Sekretari i Mbrojtjes Mattis ka theksuar se strategjia e re ushtarake është kundërpërgjigje ndaj natyrës, doktrinës, strategjisë dhe potencialit bërthamor të Rusisë. I menjëhershëm reagimi i Moskës, sipas së cilës do të merren masat e nevojshme në kuadër të sigurisë ruse.
Klan Plus