SHBA-Rusi luajnë luftash
Tensionet mes Uashingtonit dhe Kremlinit kanë arritur nivelet e Luftës së Ftohtë pas raportimeve se presidenti rus, Vladimir Putin po vendos raketa të gatshme nukleare në provincën ruse të Kaliningradit – e cila kufizohet me Poloninë, Bjellorusinë dhe Lituaninë.
Këta të fundit kanë konfirmuar ndihmën që u kanë ofruar Shtetet e Bashkuara, ndërsa edhe vendet e tjera Baltike janë të shqetësuar për rritjen e prezencës ushtarake në kufijtë e tyre.
Por duke folur për NYT, shefi i ushtrisë amerikane gjenerali Raymond T. Thomas zbuloi se Amerika ka një prani të vazhdueshme ushtarake” në vendet baltike në kufi me Rusinë.
Në pranverë, NATO do të dërgoje katër batalionet e tij Lituani, Letoni dhe Estoni , sipas NYT.
Marredheniet ndërmjet administratës Obama dhe Rusise janë përkeqësuar që prej fushatës presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Shtëpia e Bardhë urdhëroi dëbimin e 35 diplomatëve ruse dhe mbylli dy njësi të inteligjencës se tyre në SHBA.
Tv Klan